COVID-19 çon tregtarët e Vlorës në falimentim: Siç erdha do iki, s'kam shitur asgjë! Jemi treg i lirë, as pagë lufte nuk morëm

8 Nëntor 2020, 19:48

VLORË- Prej 8 marsit COVID-19 i dha “një dorë” më tepër falimentit të tregtarëve të qytetit bregdetar të Vlorës.

"Ekomomia ka rënë shumë fare, nëse nuk kam pensionin e vjehrrës nuk ia dal dot", tha një tregtar.

Një numër i lartë dyqanesh tashmë i kanë vënë kyçin derës, ndërsa tregtarët shprehen se mbyllin ditën pa asnjë fitim ditor.

"Sic erdhëm do të iki"

-Marsi ka qenë i mbyllur deri në maj, situata ka qene e dobët, nuk ka patur shitje. Ne kemi vite që punojmë po harxhojmë ato që kemi grumbulluar

-S’ka lekë, s’kam shitur gjë, fare kokërr leku", thanë tregtarët.

Mbështetja e qeverisë për ta mungon….

"Kam paguar të gjitha taksat dhe nuk kam asnjë mbështetje nga shteti, 0 nuk ka ku të vejë".

"Ne kemi vdekur nga mbështetja, nuk marrim pagë lufte jemi treg i lirë".

"Unë pemsionist jam, çfarë të nxjerr-nxjerr. Taksën e vendit s’është se ka një peshë të madhe te ne edhe nëse na e fal. Janë mbyllur gjithandej, nuk ka lëvizje, prandaj është kështu", shprehen ato.

Më herët dhoma e tregtisë deklaroi se qindra biznese të pakicës kanë ulur qepenin për shkak të falimentit.