Covid-19 dhe fëmijët, SHBA studion nivelin e infektimit te 2000 pjesëmarrës të vegjël

5 Maj 2020, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2020-05-05 15:07:52

Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka filluar një studim klinik për të parë shkallën e infektimit prej koronavirusit te fëmijët dhe ka filluar gjithashtu regjistrimin e pjesëmarrësve në këtë studim.

Me emrin Heros, apo ndryshe “Epidemiologjia njerëzore dhe reagimi ndaj SARS-CoV-2” studimi do të vlerësojë sa përqind e fëmijëve të infektuar zhvillojnë simptoma të sëmundjes si dhe shkallën e asimptomatikëve ndër ta.

I financuar tërësisht nga shteti amerikan, studimi do të hulumtojë shkallën e infektimit te fëmijët me probleme alergjie.

Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci tha se “Një tipar interesant i kësaj pandemie është se shumë pak fëmijë janë sëmurë me COVID-19 në krahasim me të rriturit” dhe se “studimi do të përcaktojë nëse arsyet që fëmijët preken më pak janë se ata shfaqen më rëzistentë apo sepse nuk zhvillojnë simptoma”.