COVID-19 do të ngadalësojë ekonomitë e disa rajoneve, BERZH: Do të ‘vuajnë’ vendet që bëjnë tregti me Kinën e Evropën

13 Mars 2020, 15:40

Edhe pse jo me shifra konkrete Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëron ngadalësim të ekonomisë veçanërisht të Azisë Qendrore, Evropës Lindore, Kaukazit, Rusisë dhe Evropës Jug-Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Shtetet që pritet të ndikohen më së shumti nga përhapja e COVID-19, sipas BERZH do të jenë ata që kanë varësi të drejtpërdrejtë furnizimi apo tregtie me Kinën dhe Evropën.