Covid-19, Fasonistët kundër opozitës: Nuk duhet të mbyllim aktivitetin

24 Prill 2020, 08:36

Shoqata e fasonistëve “Proeksport Albania” shprehet kundër opozitës për mbylljen e fasoneve në këtë situatë pandemie. Përfaqësuesi i fasonistëve Gjovalin Shtjefni tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin e punonjësve, kontrolli është mjaft i rreptë, atyre u matet temperatura tre herë në ditë.