COVID-19, FSHF stafit mjekësor: Jeni Kombëtarja jonë në këtë ‘ndeshje’ të vështirë, vlerësojmë punën tuaj

22 Prill 2020, 20:56

Në këto ditë të vështira për shumë mjekë, infermierë dhe stafin  mjekësor FSHF në mënyrë simbolike ka dhuruar bluza të Kombëtares shqiptare me emrat e tyre si dhe një top për fëmijët e tyre. Mesazhi është i qartë mbështetje në këtë periudhë të vështirë, duke e cilësuar luftën me COVID-19 një 'ndeshje' të vështirë.