COVID-19/ Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura, dhuron 10 respiratorë të rinj

23 Shtator 2020, 16:21

Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetëshpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.