Covid-19, gjobiten 330 qytetarë, 43 drejtues mjetesh dhe 6 administratorë lokalesh. Nuk respektuan masat.

11 Prill 2020, 12:22

Gjatë 24 orëve të fundit policia e shtetit në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria, për vënien në kontroll të pasojave që sjell përhapja e COVID-19, ka gjobitur 330 shtetas, 43 drejtues mjetesh i është hequr patenta dhe janë penalizuar 6 pronarë lokalesh, pasi vijonin punën në bizneset e tyre. Në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi M. I., 22 vjeç, banues në Kavajë,  pasi po lëvizte gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me vrap. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.