COVID-19 godet ekonominë, Veliaj në Repolitix: Të shohim anën pozitive, kompani nga Azia mund të vijnë në Kashar

8 Prill 2020, 22:57

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh në 'Repolitix' se koronavirusi godet fort ekonominë, por kjo situatë duhet parë edhe nga ana pozitive dhe e tillë është krijimi i Zonës së lirë ekonomike në Kashar, ku pritet që kompanitë evropiane që janë vendosur në Azi mund të vendosen këtu pasi po kërkojnë një vend evropian që është më afër dhe ka krah më të lirë pune me paga modeste.