Covid-19 godet ndjeshëm industrinë e nxjerrjes së naftës, Balluku: Po përpiqemi të menaxhojmë mbarëvajtja e sektorit

28 Maj 2020, 18:24

Pandemia COVID-19, ka ndikuar negativisht në sektorin e prodhimit të naftës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës, tejmbushja e fuçive me naftë, ulja e çmimit dhe mungesa e konsumit, bllokoi gjithë industrinë.

Të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vetëm nga bllokimi i industrisë nxjerrëse të naftës, si dhe mungesa e konsumit, arrijnë në 2.5 miliardë lekë. Drejtori i Hidrokarbureve Ilia Gjermani në mbledhjen e Task-Forcës së zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se rënia e çmimit në bursa, dhe rënia e kërkesës për konsum gjatë kohës së pandemisë, goditën ndjeshëm aktivitetin prodhues.