COVID-19 i bllokoi biznesin, babë e birë nga Lezha: Nga transporti publik të vetmet të ardhura

10 Maj 2020, 12:31

Data 10-mars ka qenë udhetimi i fundit me pasagjer për Ndue Rrasen dhe djalin e tij. Prej asaj kohë babë e bir nga Ishull-Lezha nuk i kanë lëvizur mjetet e tyre të transportit publik.

Bllokimi i punës si shkak i pandemisë COVID-19 po sjell pasoja ekonomike për ta, pasi se nuk kanë burim tjeter të ardhurash për të jetuar.

“Vonojmë për ta marrë veten nga pasojat që kemi pasur nga kjo ndalesë. Dëmet janë kolosoale, bukë do hamë por pasojat janë shumë të rënda,”- Shprehet Ndue.

Kanë aplikuar për pagen e luftës, por ende nuk e kanë përfituar.

“Kemi aplikuar por asnjë përgjigje, as pozitiv as negative. Vetëm se kemi pasur një parapërgatitje por me shtetin që kemi sot do kishim rrezikuar dhe për bukën e gojës mos kishim pasur rezerva,”- tregon Ndue Rrasa për Report TV. 

Shoferi me përvojë 25-vjeçare kërkon të rikthet sa më parë puna në transportin publik, konform protokollit që do të vendoset.

“Dua që të nisë puna se në momentin që ne kemi ndaluar punën nga transporti I udhëtarëve nuk ka pasur asnjë problem për covid,”- është thirrja e tij.

Transporti publik konsiderohet një sektor me rrisk të lartë të transmetimit të virusit dhe ende nuk ka një vendim se kur mund të rinisë puna, e ato që po penalizohen janë qindra pErsona që e kanë të lidhur jetesen me këtë sëktor.