COVID-19 i ka mbyllur në shtëpi, Çumani apel qeverisë: Ndihmoni jetimët në komunitet, janë pa mbrojtje dhe të paushqyer

4 Prill 2020, 20:15

Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, Ilir Çumani ka bërë një apel për qeverinë dhe pushtetin vendor që të kthejë sytë dhe nga ata të rinj jetimë që sot jetojnë në komunitet dhe për shkak të izolimit si pjesë e masave për koronavirusin, janë duke kaluar një situatë tepër kritike. Gjatë një lidhje telefonike për Report TV, Çumani u shpreh se këta të rinj jetimë të strehuar në konvikte apo gjetkë, janë pa punë, pas strehë dhe të paushqyer dhe për këtë i bëri thirrje qeverisë që të përfshijë dhe këta të rinj në paketën e ndihmës ekonomike duke u dhënë një pagë lufte.