COVID-19 i merr jetën një 21-vjeçareje te infektivi, viktima më e re në Shqipëri

15 Korrik 2020, 11:15

Një lajm i hidhur raportohet ditën e sotme nga spitali infektiv, aty ku një 21-vjeçare i është dorëzuar luftës me koronavirusin.

Ajo qëndronte në spitalin infektiv, teksa luftonte me këtë pandemi famkeqe, e cila i mori edhe jetën. Burime bëjnë me dije se 21-vjeçarja kishte sëmundje bashkëshoqruese, por mosha e saj ka tronditur jo pak, pasi është bërë viktima me moshën më të re në Shqipëri.