COVID-19 infekton 14 të paraburgosur në Vlorë, pritet të bëhen teste masive te punonjësit e institucionit

20 Mars 2021, 11:58

14 persona të cilët ndodhen në paraburgimin e  Vlorës janë infektuar me COVID-19.  Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, 4 nga të paraburgosurit janë infektuar me virusin dy ditë më parë dhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme. Të infektuarit ndodhen të izoluar në  dhomat e paraburgimit, ndërsa nuk paraqesin komplikacione shëndetësore.