COVID-19 kthen leximin virtual në Lezhë! Krijohet biblioteka virtuale

21 Prill 2020, 17:34

Me vënien në zbatim të masave shtrënguese të qeverisë për mospërhapjen e koronavirusit, biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë mbylli dyert për lexuesit, por pavarësisht kësaj të lexuesve nuk po iu mungojnë librat në këtë periudhe karantine. Prej disa ditësh është krijuar biblioteka virtuale, ku janë vendosur online botimet e autorëve të ndryshëm. Kjo nisem është ndërmarrë nga klubi letrar "Ndoc Gjetja" në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ndërsa interesi i lexuesve ka qenë maksimal.

"Aktualisht janë 16 tituj të botuar online, Librat janë në harkun kohor të disa viteve dhe vështirësia më e madhe ishte për të siguruar Host-in dhe kjo u bë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe librat janë postuar në faqen e internetit të Bashkisë Lezhë që qytetarët t'i lexojnë gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi", tha Hekuran Koka, i Klubit Letrar "Ndoc Gjetja".