COVID-19 kthen online Pazarin e Vjetër të Krujës! Administratori: Na shpëton vetëm hapja e kufijve

22 Prill 2020, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 14:14:59

KRUJË- Tre herë është djegur nga pushtuesit, por ia ka dalë të mbijetojë, megjithatë COVID-19 ka rezultuar një "armik" më i rrezikshëm për pazarin e Krujës, aq sa ka ndikuar në ndryshimin e filozofisë të të bërit tregti. Duket deri diku e pabesueshme, por ky treg do të vijojë aktivitetin e tij online, si një formë e vetme mbijetese edhe pse ekziston "frika" se nuk mund të ketë blerës. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta administratori i këtij pazari, Besard Carozi zbuloi ekskluzivisht se është gati faqja web ku do të mundësohet shitja online e produkteve artizanale, karakteristike shqiptare.  

"Unë si përfaqësues i këtyre bizneseve po bëjmë të mundur hapjen e një faqeje web për shitjen online dhe shpresojmë që këto biznese të kenë një treg pune", tha Carozi.