THUMANË- Pa një çati mbi kokë, të strehuar ende në çadra, banorët e Thumanës të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, po e vuajnë më shumë nga të gjithë situatën e vështirë krijuar nga pandemia COVID-19. Për t'u ardhur në ndihmë këtyre familjeve që e kanë të pamundur të mblidhen rreth një tryeze të ngrohtë, kompanitë "Lufra" dhe Dukat" ndërmorën nismën humane duke dhuruar dhjetëra ton produkte ushqimore.
