COVID-19, Manastirliu: Kemi 100 mijë teste të shpejta! Nga e hëna fillon përdorimi në Tiranë, nga 20 dhjetori në spitalet rajonale! Silva Bino: Efikasitet gati 100%

4 Dhjetor 2020, 15:32

TIRANË - Ditën e hënë (7 dhjetor) do të nisë testimi i shpejtë per të zbuluar COVID, në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njoftoi se janë siguruar 100 mijë teste të shpejta. Prej datës 20 dhjetor testimi i shpejtë do të jetë i disponueshëm në të gjithë njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në vend.