Covid-19, mbi 100 mijë të vdekur në botë! Tragjike, në SHBA 2108 viktima në 24 orë. Masat e izolimit në Itali të paktën deri më 3 maj

11 Prill 2020, 12:34

Në vetëm një ditë SHBA kanë regjistruar 2108 vdekje për një total prej rreth 19 mijë viktima. Në vend numërohen mbi gjysmë milioni raste të Covid-19 (më shumë se 35 mijë të prekur në 24 orët e fundit) dhe rreth 19 mijë vdekje, pothuajse aq sa Italia (18 849).