COVID-19 mbyll 4 kopshte, në Tiranë, në Vlorë, Fier e Pogradec, infektohen 7 edukatore e 6 sanitare

20 Tetor 2020, 16:17

Për shkak të infektimit të edukatoreve dhe punonjësve me COVID -19, 4 kopshte janë mbyllur ditën e sotme, konkretisht një në Tiranë, një në Vlorë, një në Fier dhe një në Pogradec.

Në të 4 kopshtet e mbyllura janë infektuar 7 edukatore  dhe  6 sanitare, ndërsa pjesës tjetër të stafit të këtyre kopshteve të mbyllura po u bëhet tamponi.Shifrat me COVID-19 në vend tonë po rriten ndjeshëm, ndërsa thirrjet e autoriteteve janë të shpeshta që të respektohen masat anti-covid në mënyrë që të shmanget një mbyllje e dytë e vendit.