COVID-19 mbyll hotelet ‘VIP’ në Tiranë, anulohen rezervimet dhe kontratat

23 Mars 2020, 15:43

Për herë të parë në historinë e tij që nga ndërtimi në vitin 1979 një nga hotelet simbol në vendin tonë “Hotel Tirana” është i mbyllur. I ndërtuar gjatë kohës së socializmit “Hotel Tirana” ka pritur me mijëra delegacione dhe turistë të huaj, dhe sot është i mbyllur, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ashtu si edhe shumë hotele të tjera të Tiranës. Sipas informacioneve të marra shumica e rezervimeve janë të anuluara, dhe jo vetëm të këtij muaji por edhe të muajve në vijim.