COVID-19 'mbyll' Voskopojën, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve, pronari: Kanë anuluar edhe rezervimet e Korrikut

4 Prill 2020, 16:59

Report Tv ka udhëtuar në fshatin turistik të Voskopojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë fundjavave.

Por situata nga koronavirusi në vend i ka dhënë një pamje të shkretë këtij fshati. Asnjë vizitorë në këto ditë të bukura të pranverës. Pronarët e restoranteve tregojnë se janë anuluar rezervimet deri edhe në muajin Korrik.