COVID-19 mbylli 50% të bizneseve në vend, vetëm 8% e ndërmarrjeve vijuan normalisht aktivitetin

15 Prill 2020, 20:02

Me iniciativë të Ministrisë së Financave, Këshilli i Investimeve po zhvillon një anketë tek biznesi për të parë se sa ka ndikuar COVID-19, në ecurinë e tyre ekonomike. Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.