‘COVID-19, me keq se plumbi’, infermieri në Infektiv rrëfen kthimin në shtëpi pasi lë pacientët

14 Prill 2020, 14:06

Saimir Hita, infermier në spitalin e Infektivit në Tiranë, në një intervistë për Report Tv, tregon se përhapja e Covid-19 në Shqipëri erdhi gradualisht saqë momentet e para që mund t'i bëje keq familjes së tij, kanë kaluar. Tashmë ai ndjehet mjaft i qetësuar shpirtërisht, ndërsa shpreson që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt. Por gjithsesi ai shton se situata është mjaft e rrezikshme për komunitetin edhe sikur edhe 1 qytetar të jetë i infektuar, prandaj bën thirrje që mos të neglizhohet asnjë masë për asnjë arsye, pasi sipas tij ky virus nuk është plumb, nuk është shaka, por diçka që nuk dihet.