Covid-19/ Mejku në Maqedoni: Jemi afër kolapsit, të enjten numri më i lartë i të infektuarve!

30 Tetor 2020, 14:24

E enjtja ka qenë një ditë mjaft e zezë për sa i përket infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. 24% e testimeve  kanë dalë pozitiv. Të përkthyera në numëra, 862 qytetarë i janë shtuar listës së të infektuarve me SARS COV2  dhe 14 kanë humbur jetën. Shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.