COVID-19, Meta letër Manastirliut: Të rishqyrtohen masat! Rama: Merru me punën tënde që nuk po e bën

28 Tetor 2020, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2020-10-28 13:07:18

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të rishqyrtuar masat e marra ndaj COVID-19. Ai kërkon nga ministrja rishqyrtim të situatës aktuale të pandemisë në Shqipëri duke pasur parasysh rritjen e numrit të të infektuarve.

Në letrën e dërguar, ai kërkon informacion mbi kapacitetet në spitale si dhe përsa i përket stafeve mjekësore. Gjithashtu ai shtron edhe disa pyetje mbi mënyrën se si do të menaxhohet situata e koronavirusit në vijim dhe se çfarë masash parashikon të ndërmarrë qeveria.

Ndërkohë Presienti shkruan se pas krizës së rëndë politike me shkeljen e 5 qershorit, situata e koronavirusit në vend pritet të përkeqësohet.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se Meta nuk duhet të përzihet me punën e ekspertëve.

Kryeministri i kërkon Metës që të respektojë masën për vendosjen e maskës dhe të merret me punën e tij si President.

Postimi në Facebook

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.