Meta mbledh online 'Sigurinë'/ Rama: Ishte e dobishme, sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv politika do ishte ndryshe (Diskutimet)

15 Prill 2020, 09:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 22:28:54

TIRANE-Presidenti Ilir Meta për herë të dytë në pak javë mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me përballimin e situatës nga koronavirusi. Mbledhja nën drejtimin e Presidentit u zhvillua pasditen e sotme nëpërmjet një video-konference. Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zyra e shtypit të Presidencës njofton se çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale të pandemisë, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

    No videos found.