TIRANË- Vendimi i qeverisë për rimbursimin e barnave për pacientët me COVID-19 që trajtohen në kushte ambulatore, do t'i vijë në ndihmë familjeve shqiptare. Kështu shprehen mjekët e familjes të cilët ndjekin mbi 14 mijë rastet aktive që janë në vendin tonë.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10 Jonida Diko tregon dy stadet që ndiqen nga mjekët e familjes dhe barnat që përfshihen në trajtim.
Në stadin e parë ose në formën e lehtë medikamentet ose elementët trajtues që përdoren janë vitamina C, vitamina D, elementi Zink dhe paracetamoli. Kjo futet te skema e parë tek forma e lehtë. Tek skema e dytë trajtimi bëhet me vitaminë C, vitaminë D me elementin Zink, me paracetamolin 500 mg dhe nëse ka temperaturë persistente, ka dhe shenja respiratore, mjeku i familjes vlerëson gjendjen e tij dhe mund ti vendosë dhe antibiotikë, Azitromicinën 500 mg”-u shpreh mjekja Jonida Diko.
Mjekja këshillon që qytetarët të mos kryejnë skanerin menjëherë pa u konsultuar më parë me mjekun e familjes.
“Nëse mjeku i familjes e sheh të arsyeshme për të trajtuar te një specialist pacientin ai e drejton për një ekzaminin laboratorik apo për një ekzaminim imazherik, në momentin që ai e shikon dhe e vlerëson. Asnjë pacientë nuk mund të drejtohet nëpër laboratore ose nëpër ekaziminime radiologjike pa qenë e nevojshme dhe pa komunikuar me mjekun e famljes”- tha mjekja.
Është shumë rëndësishme shpjegon mjekja Diko që qytetarët të dinë që trajtimi me oksigjen nuk lejohet në kushtet e shtëpisë.
