COVID-19 ndalon karnavalet mijëvjeçare të Nartës, banori:Mund të organizojmë ndonjë darkë të fshehtë

20 Prill 2020, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 15:50:32

Për herë të parë fshati Nartë, nje nga zonat ku Pashkët kanë si tradicionale edhe karnavalet, ka qenë në heshtje të plotë. Fshati Nartë është ne 95% të popullsisë me besim ortodoks, ndërsa karnavalet janë një traditë shekullore e zonës. Për herë të parë që pas rënies së komunizmit karnavalet kanë munguar. Banorët në fshat janë të pakët, ndërsa edhe për shkak të mbylljes së kufijve kanë munguar banorët e kësaj zone që prej vitesh jetojnë kryesisht në Greqi. Banorë të zonës së Nartës por edhe prifti i kishës pranojnë se këto Pashkë ishin krejt ndryshe, për shkak se fshatit i munguan festimet e karnavaleve.

Prifti: "Krishti u ngjall! Unë kam qenë edhe më herët në Nartë dhe të flas për pashkët e sivjetshme, në kushte jo të mira jo të zakonshme. Pas tetë ditësh kur dyert ishin të mbyllura dhe Zoti vetë hyri dhe iu tha dishepujve..., pra edhe pse dyert ishin të mbyllura Krishti u ngjall. Bekim, shpresë për të gjithë. Ky komunitet feston madhërishëm dhe nuk u ndalua vërtet në mënyrën e porosive, por erdhën për epitafin, për ngjalljen. Për karnavalet nuk isha. Kam qenë dy vite rresht dhe bëheshin madhështore. Sivjet me ç'më thonë nuk bëhen se i kufizoi COVID-i.