COVID-19 ndikon dhe te arti i make up-it: Shërbimet e luksit ende nuk kanë rinisur

24 Maj 2020, 14:14

TIRANË- COVID-19 u kthye  në kryefjalë gjatë muajve të fundit në të gjithë botën. Edhe në vendin tonë koronavirusi preku përditshmërinë në çdo aspekt. Ndër to janë dhe make up artistët, të cilët kanë arritur të fitojnë vlerësim dhe të njëjta privilegje si jashtë vendit.

“Ka ndikuar në pjesën e shërbimeve të luksit.  Kë quajmw ne të luksit? Mbledhjet e darkave, eventet, gëzimet familjare, ditëlindjet apo dasmat. Ndërsa shërbimet që janë të domosdoshme, prerje, lyerje, pjesën estetike të femrave, kanë rifilluar në momentin që rifilloi dhe aktiviteti. Pjesa e make up-it akoma nuk e ka prekur pjesën e aktivitetit”-u shpreh Eni Lena

Për çdo biznes të rihapur masat anti-covid janë të detyrueshme. COVID-19 ka anuluar të gjitha oraret e vajzave për mbrëmjen e maturës.

“Për fat të keq çfarë rezervimesh kemi pasur për mbrëmjen e maturës, tashmë janë anuluar. Dhe më e keqja për ne dhe më e trishtë është që janë anuluar nuk janë shtyrë. Kur sheh që bën art në portretin e një vajze dhe përfundon me gëzimin e saj teksa ajo pëlqen veten dhe e vlerëson, arti bëhet akoma dhe më i bukur nga ana jonë”-tha Lena.

Eni Lena, make up artist tregon se në periudhë pandemie rrjetet sociale i kanë ardhur në ndihmë.

“Këtë periudhë i kemi përdorur goxha. Duke qenë se nuk kemi pasur kontakte direkt me klientët kemi përdorur dhe takimet online, për nevojat e tyre personale që kanë pasur për një zgjidhje sa më të shkurtër, ju kemi ardhur goxha në ndihmë dhe është periudha më e mirë që të promovohen edhe shumë gjëra të tjera online. Domethënë në një farë mënyre na ka ndihmuar”-shtoi Eni Lena

Trend i kësaj vere është një look i shkujdesur, që sigurisht vjen si përshtatje e pandemisë COVID-19, por me shumë ngjyra pranverore.