COVID-19 ndryshon traditat e festave të fundvitit! Qytetarët: Do festojmë që të gëzojmë fëmijët

6 Dhjetor 2020, 14:56

TIRANË- Muaji dhjetor simbolizon festat që përherë priten me gëzim e hare nga fëmijët dhe të rriturit. Por pandemia e COVID-19 që prej muajsh ka ndryshuar stilin e jetesës dhe marrëdhëniet me njerëzit, këtë vit do të jetë pengesë për traditat e fundvitit.

Të pyetur nga Report Tv, familjet shqiptare shprehen se i presim me gëzim të madh këto festa, por natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë vetëm me familjen në shtëpitë e tyre.

"Po i pres me shumë gëzim. Mezi po i pres. Unë dua një arush për ditëlindje", tha një vajzë e vogël.

"Do i bëjmë festat, të gëzojnë kalamajtë. Kemi gocën këtu, një e kemi jashtë, me atë që është këtu ajo ka një fëmijët të vogël, mezi pret të gëzojë, të marrë ndonjë lodër", tha një qytetare.

"Faktikisht nuk kemi bërë asnjë planifikim, mendojmë ta festojnë më familje për të qenë më të kujdesshëm në lokale, por gjithsesi mbetet për t'u parë", tha një tjëtër.

"Në shtëpi, për të dalë do të shohim nëse ka shumë njerëz do rrimë në shtëpi", tha një tjetër.

"Vetëm ne të familjes asnjë tjetër, vetëm rrethi i ngushtë. ku të shkosh me këtë situatë nuk ke ku të shkosh", u shpreh qytetarja.

"Vetëm familja e ngushtë", tha qytetari.