COVID-19/ Nga e hëna më 15 qershor BE hap kufijtë gati plotësisht

14 Qershor 2020, 18:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-14 18:19:20

Vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm. Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me shtetet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë. Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dy javore.