Covid-19 nuk do pengojë marrjen e fondeve për tërmetin

23 Prill 2020, 18:10

Ambasadori Soreca siguron se marrja e fondeve të dhëna në Konferencën e Donatorëve në Bruksel për Shqipërinë, nuk do të pengohet nga situata me Koronavirusin. “100 milionë Eurot e tjera janë alokuar tashmë dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse në një moment krize në Bashkimin Evropian, kur shtetet anëtare kanë nevojë për likuiditet për problemet e tyre, Bashkimi Evropian ka konfirmuar zotimin e vet prej 100 milionë Eurosh për Shqipërinë. Ato do të mbërrijnë muajt e ardhshëm me qëllim që të vazhdohet programi “EU4School”, shprehet Soreca.