COVID-19 nuk ndal aksionin e IKMT-së, shemben disa ndërtesa pa leje në Sarandë

21 Prill 2020, 15:44

SARANDË- Koronavirusi nuk ka ndalur aksionet e Inspektoratit Vendor i Mbrojtjes së Territorit!

Gazetari i Report Tv, Limos Disdani raporton se IKMT ka shembur ditën e sotme disa ndërtesa pa leje. Mësohet se aksioni i IKMT nuk është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe punonjësve të këtij institucioni, siç në të shumtët e rasteve ka ndodhur.