COVID-19 nuk shtyn tenderat për rindërtimin, APP: Janë të domosdoshëm

7 Prill 2020, 15:37

Tenderat e rindërtimit nuk do të pezullohen as shtyhen pavarësisht se Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se do të shtyheshin të gjithë tenderat që nuk kishin lidhje me nevojat për shkak të situatës së COVID-19. Njoftimi është bërë i ditur nga ana e APP-së e cila në një sqarim thotë se “duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.