Covid-19, OBSH: Europa mbetet në sytë e ciklonit të pandemisë nga koronavirusi

16 Prill 2020, 13:37

"Europa mbetet në sytë e ciklonit të pandemisë nga koronavirusi", - kështu tha Hans Kluge, drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetit.

"Ne nuk mund ta ulmi vigjilencën tonë," tha ai në një konferencë për shtyp.

Sipas OBSH për Europën nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet.

"Reja e Covid 19 vazhdon të mbetet në qiellin e Europës ku në ditët e fundit numri i të infektuarve pothuajse është dyfishuar. Ka disa shenja pozitive në disa vende ku tendenca po zvogëlohet, si në Itali, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Zvicër, ndërsa në të disa vende të tjera piku nuk është arritur akoma, si në Britaninë e Madhe, Turqi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi”

Nga 300,000 teste për koronavirusin të kryera në Europë, 1 në 13 raste të infeksionit ka prekur punonjësit e kujdesit shëndetësor". Të dhënat mbi të cilat bazohet kjo llogaritje janë ato që secili vend evropian i ka dërguar zyrës rajonale, shpjegoi Hans Kluge, duke shprehur "shqetësim" për mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë në sektor.