COVID-19 qëndron gjatë në kartëmonedha...Nevojë për t'u orientuar drejt pagesave elektronike

16 Mars 2020, 15:52

TIRANË - Një nga masat që këshillohen të merren sot për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit është edhe kufizimi i qarkullimit të parasë në dorë. Paraja "cash” është një bartës potencial i baktereve dhe viruseve, që transmetohen me prekje nga një njeri i infektuar, tek tjetri. Sipërfaqja me pore e kartëmonedhave dhe fakti që ato kalojnë në shumë duar i bëjnë ato në bartës potencial shumë të rrezikshëm për infeksionin edhe nga koronavirusi.