Covid-19/ Qeveria rishikon koncesionin e Rapiskanit, skanimi në doganë! Shtyhen 3.3 milionë euro pagesa për privatin për në 2022

8 Shkurt 2021, 20:34 | Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 20:34

Pas shkurtimit të shpenzimet për pagesat e koncesioneve në vitin 2020 si pasojë e nevojave financiare që shtoi pandemia, qeveria ka vendosur të rishikojë kontratën e skanimit të kontejnerëve në doganë. Me ndryshimet e propozuara synohet që pagesat që shteti i detyrohet kompanive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC për skanimin në doganë për muajit Shtator, Tetor, Nëntor, dhe një këst i prapambetur i 2020, do të shlyhen në vitin 2022.

Si pasojë e pandemisë në vitin e kaluar qeveria është detyruar që 3.3 milionë euro të mos i paguaj me buxhetin e vitit 2020, dhe 2021, por ta kalojë faturën tek viti i ardhshëm, në mënyrë që të mos cenohen të ardhurat këtë vit, që të garantohet rimëkëmbja ekonomike.

r.k./Shqiptarja.com