Kryeministri Edi Rama tha se operacionet humanitare për t'i qëndruar pranë të varfërve, pensionistëve të vetmuar, dhe personave të prekur nga tërmeti që janë ende në çadër, të mos u mungojë ushqimi. Deri dje tha kryeministri Rama në një video-mesazh për shqiptarët, është arritur të ndihmohen mbi 14 mijë persona.
"Do të vazhdojmë përditë të trokasim në dyer e pensionistëve të vetmuar, në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti që s'kanë as derë se jetojnë ende në çadra. Do bëjmë gjithçka mos t'i mungojë ushqimi, medikamentet.
Disa prej jush që zakoni i keq i mllefit politik nuk iu ndalen as në këtë kohë kolere, nuk ndalen duke shkruar komente të ulëta të turpshme, për ata që janë rrugëve dhe nuk rrinë në shtëpi, shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për show, po çfarë show ore ju martë e mira. Flasin për vjedhje ndihmash dhe selektivitet, po ku e partë vjedhjen me dylbitë e syve që nuk duan të shohin.
Më shani mua por jo punonjësit e operacionit humanitar.
Ne po bëjmë të pamundurën, nuk duam lëvdata, por në këtë kohë të mallkuar duhet mirënjohje për luftëtarët e vijës së parë, që nga mjekët, ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit, më të varfrit të përballojnë vështirësitë", tha Rama.