COVID-19 / Rekord viktimash 24 orët e fundit në SHBA

17 Dhjetor 2020, 14:53

Shtetet e Bashkuara raportuan të paktën 3,459 vdekje vetëm të Mërkurën, një rekord që shënon herën e katërt në një javë që numri i përditshëm të ketë kaluar 3,000. Mesatarja shtatë ditore ka është 2,500 jetë të humbura çdo 24 orë për herë të parë këtë javë.

Deri më sot, vdekjet nga COVID-19 janë më shumë se 304,000 në shkallë vendi, ndërsa janë regjistruar të paktën 16.7 milion të infektuar, afërsisht 5% të popullsisë së SHBA.

Të dhënat tregojnë se infeksionet e shtuara dhe shtrimet në spital po çojnë sistemet e kujdesit shëndetësor në pikën e kolapsit në pjesën më të madhe të vendit.

Në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara zgjeruan për vaksinimin e shtresave të rrezikuara nga COVID-19, edhe në kohë kur vendi po kërcënohet nga një stuhi e madhe dëbore.

Përhapja e grupit të parë prej 2.9 milion doza të vaksinës të sapo autorizuar nga Pfizer Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE  ka hyrë në ditën e 4 ndërkohë që pritet konfirmimi i vaksinës së dytë të Moderna Inc për përdori urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA këtë javë.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta marrë vaksinën publikisht për të ndihmuar në futjen e besimit në sigurinë e tij, pritet të marrë injeksionin e tij të parë javën e ardhshme, sipas ekipit të tij të tranzicionit.

Biden, 78 vjeç, është në një kategori me rrezik të lartë për shkak të moshës së tij.

Megjithatë ka ende shumë punë për të mposhtur pandeminë, pasi do të duhen disa muaj para se vaksinat të jenë gjerësisht të disponueshme për publikun dhe sondazhet kanë gjetur shumë amerikanë hezitues për të marrë vaksinën.