COVID-19/ Shpërndahen ndihma në mbi 12 mijë familje, përfiton më shumë Korça

14 Prill 2020, 21:27

TIRANË- Në 12 qytete është bërë shpërndarja e ndihmave ushqimore që kanë shkuar për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në një kohë kur vendi ndodhet në momente të vështira si pasojë e COVID-19.

Korça është qyteti ku janë shpërndarë më tepër ndihmat ushqimore, por edhe ilaçe, ku janë shpërndarë 6004 pako. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se në total kanë përfituar 12.793 familje/ individë, duke theksuar se ky operacion do të vijojë deri në përfundimin e pandemisë.

    No videos found.