COVID-19/ Shtyhet me 2 muaj gjendja e fatkeqësisë natyrore, do të zgjasë deri më 23 qershor

20 Prill 2020, 18:44

TIRANË- Kur kishin mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, qeveria ka propozuar shtyrjen e saj me 2 muaj, deri më 23 qershor. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme, në komunikimin me qytetarët, bëri me dije se "do të shtyhet patjetër gjendja e Fatkeqësisë Natyrore". "Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit", tha Rama.