Covid-19 'shtyn' për vitin tjetër ditën e verës! Elbasani 'hesht'! Shiroka dhe Viroi 'në festë', s'ka ndërgjegjësim nga qytetarët

14 Mars 2020, 17:35

TIRANË- Ky 14 mars vjen ndryshe në shtëpitë e shqiptarëve! Nuk ka përgatije për ballokume, të paktën jo si vitet e tjera, shumë kanë harruar ose të paktën e kanë parë diçka krejtësisht të pa rëndësishme që të vendosin në duar veroren, që simbolizonte edhe ardhjen e pranverës! Kryefjalë e këtyre ditëve të fundit ka qene koronavirusi, armiku i "paftuar" që ka hyrë në Shqipëri këtë fillim marsi, duke e zhvendosur vëmendjen nga festat e zhurmshme në qendër të qyteteve.

Ka pasur disa që kanë "thyer" rregullin e kësaj gjendje aspak të zakonshme, si në Berat dhe Korçë, që ndezën zjarr duke krijuar grumbullime të mëdha njerëzish, megjithatë një paralajmërim ka ardhur për qytetin e Elbasanit, kryeqendrën e festimeve, nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja për të qëndruar në shtëpi, me premtimin se vitin tjetër do të bëjnë një festë shumë të madhe.