COVID-19 s'ndal ritet fetare/ Besimtarët ortodoksë në radhë marrin bojën e kuqë për vezët e pashkëve

15 Prill 2020, 16:08

Pavarësisht situatës së Covid19, besimtarët ortodoks kanë vijuar me ritualet e tyre fetare në vigjilie të pashkëve ortodokse. Kështu në rradhë për një dhe të pajisur me masa mbrojtëse besimtarët ortodoks kanë mbushur oborrin e Katedrales Ortodokse në Tiranë ku janë vendosur dy stenda e ku tregtohen ingredientët për përgatitjen e vezëve simbolike të kësaj feste.