COVID-19/ Të ardhurat në 3 mujorin e parë 2021 u rritën me 4.4 mld lekë! Rritet punësimi, konsumi e aktiviteti i bizneseve

15 Prill 2021, 18:18

TIRANË- Duket se ekonomia e vendit po fillon të rikuperohet dhe të çlirohet nga efektet negative të pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në tremujorin e parë të  këtij viti janë rritur me 4.4 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar një përmirësim të situatës ekonomike. Konkretisht për periudhën janar-mars janë mbledhur 108.6 miliardë lekë nga 104.1 miliardë që i mblodhën vitin e kaluar.