COVID-19/ Tre orë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare! Meta, Rama, Basha, ministrat dhe Ruçi 'takim' online

25 Mars 2020, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2020-03-25 17:42:27

TIRANË- Ka nisur prej orës 12:00 mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një mbledhje e pazakontë, pasi për herë të parë zyrtarët nuk janë ulur në tavolinë të rrumbullakët, por po komunikojnë online. E ndodhur në gjendjen e fatkeqësisë natyrore që qeveria shpalli ditën e djeshme, edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti Ilir Meta, i është përshtatur rregullave të reja të distancimit social.