COVID-19, tunele dezinfektuese edhe në burgjet e Shqipërisë

4 Maj 2020, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 12:08:07

Pas rasteve me COVID-19 në burgun 313 në Tiranë, në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit janë vendosur tunele dezifenktuese.

Këto masa shtesë janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto institucione.

Burime për Repor TV bëjnë të ditur se nga sot, të gjitha stafet e burgjeve, por edhe personat e tjerë që mund të hyjnë apo të dalin do t'i nënshtrohen procesit të dezinfektimit.

Report TV ka siguruar foton në burgun e të miturve në Kavajë, por këto tunele janë vendosur edhe në burgjet e tjera.

Rasti i parë me COVID-19 në burgjet shqiptare ishte ai i një shtetasi italian me inicialet G.C, arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës.

Tunele të ngjashme dezinfektuese janë vendosur edhe në hyrjet e disa tregjeve në vend.