COVID-19 ul numrin e urgjencave traumatike, dominojnë apendisitet dhe guri në tëmth

22 Prill 2020, 15:29

Që prej datës 20 mars urgjencat kirurgjikale dhe patologjitë malinje janë transferuar në Spitalin Universitar të Traumës.

Drejtori i Traumës, Arben Zeneli, në një intervistë për Report Tv u shpreh se deri më tani fluksi në spitalin e Traumës ka qenë i përballueshëm dhe se janë kryer rreth 450 operacione, përshirë trauma dhe patologji.