COVID-19 ul rastet e zjarreve, zjarrfikëset angazhohen për dezinfektimin

3 Prill 2020, 17:08

Në këto ditë të vështira që vendi po kalon sa i takon situatës me Covid-19, punonjësit e zjarrfikësve vijojnë punën normalisht. Shefi i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report TV u shpreh se ka një përgjysmim të numrit të ngjarjeve të regjistruar teksa shtoi se angazhimi i tyre është shtrirë dhe në procesin e dezinfektimit.