Covid-19, Ursula von der Leyen: Europa duhet t’i kërkojë falje Italisë

16 Prill 2020, 17:17

"Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të pandemisë. Kjo është e vërteta, Unioni tani duhet t’i kërkojë Italisë dhe po e bën. Por një falje është e vlefshme vetëm nëse ajo ndryshon sjelljen. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Tani zemra e BE rreh për solidaritetin dhe qëndron krah atyre që duhe ndihmuar më shumë”

Në vendin më solemn, salla e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen gjeti fjalë për të shtyrë të gjitha qeveritë e kontinentit drejt solidaritetit.

Presidentja gjermane e Komisionit foli për egoizmin e atyre partnerëve, të cilët në fillim të krizës shëndetësore nuk e ndihmuan Italinë e goditur fort nga Covid 19 por edhe tha se për të mos dështuar përsëri duhet edhe solidaritet ekonomik.

Saktësisht një javë më parë krerët e shteteve dhe qeverive përmeës një video konference diskutuan kërkesat e disa vendeve mesdhetare, Francës, Italis dhe Spanjës  për të lëshuar Obligacione Rimëkëmbjeje të afta për të parandaluar recesionin shkatërrues ekonomik nga koronavirusi që penalizon kombet edhe për shkak të borxhit të madh publik.