Covid-19, Washington Post: Kina ka përgjegjësi ligjore për dëmet pandemike që ka shkaktuar. Fshehu virusin!

16 Prill 2020, 13:50

“Kostot e pandemisë vazhdojnë të shtohen. Qindra miliona amerikanë janë në bllokim dhe izolim. Rreth 16.8 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë dhe rreth 30 mijë kanë vdekur, teksa numri i viktimave nga infeksioni vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale. Kongresi amerikan ka aprovuar tre fatura financiare me vlerë totale 2.3 trilion dollarë për emergjencën shëndetësore. Dikush duhet të paguaj për këto dëme të papara në histori”, - kështu shkruan Marc A. Thiessen duke shtuar se “regjimi komunist kinez duhet të fajësohet  dhe të mbajë ligjërisht përgjegjës për gënjeshtrën me dashje që i bëri botës për rrezikun e koronavirusit gjë e cila bëri që në mbarë botën të kishte miliona të prekur dhe deri tani mbi 137 mijë vdekje nga koronavirusi”.